02-11-2024

Ministria e Shëndetësisë dhe Malisheva nënshkruan marrëveshjen e performancës

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, është nënshkruar marrëveshja e performancës, mes ministrisë dhe Komunës së Malishevës, për realizimin e skemës së pagesës sipas performancës  për kapitacion (PPK), në kuadër të marrëveshjes për financim.

Marrëveshja është nënshkruar mes Ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Në kumtesën e Komunës së Malishevës, thuhet se përmes kësaj marrëveshjeje, bëhet vlerësimi i arritjeve të komunës, si parakusht për inicimin e PPK në përputhje me kriteret dhe formulën e paraparë në skemën e PPK, përfshi edhe numrin e  pacientëve të regjistruar në Sistemin e Informimit Shëndetësor (SISH) të komunës, të shumëzuar me 2.4 euro.

Ky është viti i dytë me radhë që Komuna e Malishevës është në mesin e komunave përfituese të këtij projekti të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.