20-04-2024

Fillon Testi i Maturës me masat kundër Covid-19

Ka filluar Testi i Maturës për saktësisht 26 mijë e 669 maturantë ashtu siç ishte paraparë në gjithë territorin e Kosovës me fillim në orën 10:00

Për shkak të pandemisë COVID-19 testimi i sivjetëm i maturantëve po bëhet në rrethana specifike dhe masa të caktuara për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Deri më tani gjithçka po shkon sipas planit dhe stafi e nxënësit po ndjekin udhëzimet e kërkuara nga ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit.

“Shefja” e Haskukës dyshohet edhe për shkelje tjera ligjore (DOKUMENT)

 

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.

Maturantët fillimisht kanë arritur në oborrin e qendrave përkatëse të testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Kurse nga ora 9:00 deri në 9:30 ata janë sistemuar nëpër klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në orën 10:00 është bërë ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve./ GE

Asnjë koment

Comments are closed.