22-11-2024

Filloristët e SHFMU “Emin Duraku” ndihmojnë bashkëmoshatarët me gjendje sociale

Fëmijët  jo në të gjitha rastet duken të pangopshëm duke kërkuar gjësende e lojëra. Në disa raste,  ata edhe dinë të t’u dhurojnë të tjerëve,  duke treguar zemërgjerësinë e tyre në përkrahje edhe të bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët nuk kanë kushte të njëjta.

 

Një gjë e tillë ka ndodhur  në  SHFMU “Emin Duraku” në Prizren. Agon Sahatqiu,  nxënës shembullor i klasës së IV-3, i përkrahur edhe nga mësueset: Selvije Plakiqi,  Lebibe Kovaqi dhe mësimdhënëset e tjera nga cikli i ulët, kanë organizuar një aksion humanitar me moton “Fëmijët për fëmijët”.

Pjesë e tij ishin nxënës, mësimdhënës dhe prindër, të cilët kishin përgatitur ushqime tradicionale , të cilat i shitën me çmime simbolike,  ndërsa të hollat e grumbulluara,  sot ua ndanë  fëmijëve me gjendje sociale.

Në këtë formë ëndrra e Agonit jo vetëm se është bërë realitet, pasi ai cilësohet si humanist, por kjo ndihmë sado simbolike,  sigurisht ka realizuar edhe ëndrrën e fëmijëve, që në mungesë të kushteve, dëshirat i kanë të paplotësuara.

 

Një aksion i tillë i filloristëve është i mirëseardhur sidomos tash kur jemi në prag të disa festave të rëndësishme kombëtare e fetare, si Ditës së Çlirimit të Prizrenit dhe festës së Bajramit./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.