Filmi që shfaq jetën e Ferdonije Qerkezit, filmi më i mirë kombëtarë
“Në pritje”, për këndvështrimin e thellë e të përgjunjur të dhimbjes njerëzore dhe për rrëfimin abstrakt vizual të së shkuarës që ndikon në të tashmen.
Kështu thuhet në deklaratën e jurisë në përbërje prej Ben Vandendaele, Elsa Demo dhe Petrit Halilaj, që zgjodhi filmin që shpërfaq jetën e Ferdonije Qerkezit dhe pritjet e saja për kthimin e eshtrave të familjarëve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, si filmin më të mirë kombëtarë të shfaqur në DokuFest 2018.
Shtëpia e Ferdonije Qerkezit është e qetë, e zbrazur nga njerëzit. Por e mbushur me kujtime e dhimbje që e zonja e shtëpisë Ferdonije Qerkezi i bartë e vetme që nga 27 marsi i vitit 1999. Pasditen e kësaj date famëkeqe, policë serbe të maskuar por të njohur për familjen Qerkezi, i kishin rrëmbyer 11 burra nga kjo shtëpi./rtk