21-02-2025

Fizioterapeuti i Malishevës e grushton dhe tenton ta gjuajë me gurë gjyqtarin, përfundon në disiplinore

Fizioterapeuti i Malishevës, Ali Bytyqi ka përfunduar në disiplinore pas veprimit skandaloz të tij.

Pas ndeshjes, Bytyqi e ka grushtuar në fytyrë dh e ka ofenduar asistentin e parë, teksa më pas kishte tentuar edhe ta gjuante me gurë.

Kështu thuhet në njoftimin e FFK-së sot.

news image

“Ndaj: Fizioterapeutit të FC ”Malisheva”, Ali Bytyqi nr ID 017040M92. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në veturë i afrohet asistentit të parë e ofendon dhe e godet në fytyrë me grusht, mirëpo në vazhdim merr një gurë dhe tenton prap ta godasë por fal intervenimit të futbollistëve dhe kryetrajnerit të Malishevës u evitua më e keqja (e morën dhe e futën në lokalet zyrtare të klubit} Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Malisheva- Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Garave.

Asnjë koment

Comments are closed.