28-11-2024

Flasin banorët në Gramsh, si u përpoqën të hynin rusët në uzinë

Shtetasit rus patën mundësi për tre dite me radhe të studionin terrenin dhe te gjenin një pike të përshtatshme që të hynin në ambientet e Armëve ne Çekin të Gramshit.

Po për të gjetur një pike te përshtatshme nuk ka qenë fort e vështirë.

Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku tentoi të futej brenda zonës objektit të rëndësisë së veçantë dhe kaloi lehtësisht.

Me pajisjet e duhura dhe me veshje të përshtatshme, rusët duket se e kanë pasur shumë më të lehtë për të hyrë në këtë objekt dhe për të vijuar drejt asaj që quhet depoja e armatimit në Çekin të Gramshit.

Pasi kaloi këtë rrethim, duke tentuar t’i bëjë fotografi objektit shtetasi rus është pikasur nga ushtarët të cilët janë vënë në ndjekje të tij dhe e kane paralajmëruar të largohet, por në tentative për tu larguar ai është ndjekur nga ushtarët, me tej edhe nga banoret e zonës.

Rusi ka sulmuar ushtaret e ushtrisë shqiptare me spray neuroparalizues dhe nuk ka mundur te lidhet me dy personat qe e shoqëronin, një shtetas ukrainas dhe një ruse, te cilët janë larguar ne mënyrë individuale larg njeri tjetrit, për tu kapur me pas ne aksin Gramsh Cërrik.

Banoret thonë se mjeti luksoz me të cilin udhëtonin 3 personat, prej 3 ditësh endej në rrugët e fshatit Çekin, por ata kishin menduar se ishin emigrante të kthyer për pushime.

 

Asnjë koment

Comments are closed.