25-11-2024

Fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë zgjedhin Shqipërinë për të pushuar

Shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut mëngjesin e kësaj të shtunekufi iu drejtuan Shqipërise me destinacion bregdetin, duke shënuar në Morinë një fluks të lartë mjetesh e pushuesish.

Rënia e numrit të infektimeve nga koronavirusi, por edhe imunizimit prej vaksinimit masiv të popullsisë, ka bërë që qytetarët nga Kosova të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të pushuar.

“Jemi duke shkuar në Tiranë, për fundjavë. Tani edhe situata e pandemisë është më e lehtë. Po shkojmë të shëtisim Tiranën dhe pak Durrësin”, u shpreh qytetar.

“Tani jemi më të sigurt për të shkuar. Më herët nuk kemi mundur të shkojmë, por tani situata e pandemisë është me e qetë dhe kemi zgjedhur fundjavën për të pushuar”, tha një tjetër qytetar.

Ndërkohë megjithëse situata fundit e rendit dhe trafikut rrugor me vrasje dhe aksidente është shqetësuese për pushuesit kosovarë, ata thonë se kjo nuk do ti pengojë për të ardhur për pushime në Shqipëri, ndërsa apelojnë për kujdes gjatë drejtimit të mjeteve në rrugët që të dërgojnë drejt bregdetit shqiptarë.

“Po shkojmë për të shëtitur një ditë për qejf, tek vëllezërit shqiptarë. Pandemia ka pak shqetësime, po ashtu edhe vrasje e aksidente, kjo nuk na pengon, por na vjen keq që ndodhin këto aksidente”, u shpreh një qytetar.

“Jam nisur për në Shkodër, vetëm për të shëtitur. Sezoni turistik duhet të jetë patjetër i mirë. Ne në Shqipëri shkojmë vetëm për tu qetësuar”, thotë një tjetër qytetar.

Sakaq për shkak të fluksit, Policisë Kufitare në Morinë i është dashur të aplikojë procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.

Asnjë koment

Comments are closed.