24-11-2024

Fluks në Morinë, qytetarët kosovarë “vjeshtojnë” drejt Shqipërisë

Jo vetëm në verë, por edhe gjatë vjeshtës qytetarët kosovarë kanë zgjedhur Shqipërinë për fundjavë.

Ditën e sotme është konstatuar një fluks i lartë makinash në pikën e kalimit kufitar.

Si duket qytetarët kanë dashur që të shfrytëzojnë motin e mirë me diell këtë fundjavë në Shqipëri.

Policia kufitare prej mëngjesit punon me procedurë të përshpejtuar dhe shtatë sportele.

Asnjë koment

Comments are closed.