25-04-2024

Fluks në pikëkalimin e Vërmicës dhe pritje në Merdare

Pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdarë ku në hyrje pritjet janë minimale deri në dhjetë minuta dhe kolona e mjeteve është 50 metra.

Ndërsa në dalje situata është më e rëndë pasi pritjet janë deri në 3 orë ndërsa kolona e mjeteve është deri në 1 kilometër.

Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, mëngjesin e së martës është vënë re fluks më i madh. Nëse në hyrje pritjet janë minimale, në dalje ato shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 400 metra.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta

Asnjë koment

Comments are closed.