23-04-2024

Mbi 750 gjoba për shkelje të masave anti COVID-19

Policia po vazhdon të shqiptojë tiketa për qytetarët që shkelin masat anti-COVID.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar 762 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ditëve të fundit janë rritur dukshëm kontrollet policore për respektim të masave anti-COVID.

Kjo për shkak edhe të masave të reja që ekzekutivi ka ndërmarrë më qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të virusit.

Asnjë koment

Comments are closed.