31-07-2026

Fluks rekord në Vermicë – Morinë, mbi 1.3 milionë hyrje-dalje gjatë muajit korrik

Pika Kufitare e Morinit vazhdon të përballet me fluks të madh udhëtarësh, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova po zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare janë përpunuar mbi 21 mijë qytetarë dhe më shumë se 6 mijë automjete. Sipas autoriteteve kufitare, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi.

Për të shmangur kolonat dhe vonesat, në Morinë janë në funksion 12 sportele, ndërsa vijon të zbatohet marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ka lehtësuar ndjeshëm kalimin e udhëtarëve gjatë sezonit turistik.

Pushuesit shprehen se Shqipëria mbetet ndër destinacionet e tyre të preferuara verore, duke veçuar plazhet, shërbimet turistike dhe afërsinë me Kosovën.

Asnjë koment

Comments are closed.