Foto e rrallë e Ibrahim Rugovës me Fadil Vokrrin në Turqi
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spahiu ka zgjedhur një fotografi të rrallë për ta përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova, pikërisht në ditën kur ai do të mbushte 76 vjet, shkruan Gazeta Express.
Në këtë fotografi të vitit 1992 i pranishëm ishte edhe tashmë i ndjeri Fadil Vokrri, si dhe shqiptarë të Turqisë.
Fotoja është realizuar para 28 viteve.
Ndryshe, sot është datëlindja 76-të e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë të Komunës së Istogut./Gazeta Express/