FOTO-VIDEO: Vrasja e 20 vjeçarit nga Makisheva në Itali, Policia: U godit pas koke
Mediat italiane shkruajne se është vene ne pa rnga autori i vrasjes se shqiptarit nga Kosova, Erion Morina, 20 vjeçari qe u gjet i pajete ne Naviglio të Italisë.
Nderkohe qe sipas hetimeve ka rezultuar se viktima eshte goditur me nje send te forte pas kokes, me pas eshte terhequr zvarre dhe eshte hedhur ne lume.
Kete e kane treguar kamerat e sigurise. Ne fillim duken dy djem qe ecin ne rruge e me pas mes tyre nis nje sherr.
Në një moment, Erioni goditet dy herë në kokë dhe një herë në krah. Djali humbet shume gjak. Personi tjeter qe eshte me te, e tërheq atë për rreth tridhjetë metra, deri prane kanalit dhe e hedh poshte. Ndoshta shpreson që trupi të tërhiqet nga uji, por niveli është shumë i ulët dhe pas nja dy metrash ngec mes gurëve.
Me pas ai largohet dhe karabinieret e gjejne të nesërmen në apartamentin me dy dhoma në të cilin jeton, ende ne shtrat, nderkohe qe ora ishte 11:00. Tashme pritet te perballet me drejtesine. /syri.net