27-11-2024

Fotot e reja të Almës, ‘ustalleshës’ që fundosi Gjicin, zhveshi edhe Genci Alizotin dhe një gazetar

Prapaskena sjell foto të reja të Alma Koçit / Kaçi, ‘agjentes’ që futi në kurth dhe fundosi ‘peshkun e madh’ Safet Gjicin, duke i bërë gojore në zyrën e tij, në Bashkinë e Kukësit, teksa e filmonte me një kamera të kamufluar në një çantë.

Alma dyshohet se është përdorur nga grupe kriminale dhe segmente të errëta për të futur në kurth pushtetarë, duke i implikuar në afera seksuale, me qëllim shantazhimin ose shkatërrimin e tyre.

Alma Kaçi mësohet se ka lindur në Berat, është rritur në Fier, ku i vranë babanë në ’97. Ajo ka jetuar në Durrës, ku është stërvitur si ‘ustalleshë seksi’ nga grupet kriminale për të futur në kurth njerëz me pushtet.

Prapaskena mëson se Alma krijoi lidhje me policinë që në kohën e Dritan Berishës, nipit të Sali Berishës, i përjashtuar më pas për shkelje të rëndë të disiplinës.

Më pas krijoi lidhje me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi, i cili sot është drejtor i SHISH në Kukës. Nuk dihet nëse Elezi ka gisht në rastin e Gjicit.

Alma e famshme tashmë ka futur në kurth dhe ka shantazhuar ish zyrtarin e LSI-së, Genci Alizotin, ish-drejtori i Hekurudhës në Durrës, në vitin 2016.

Një video-skandal seksual u publikua në vitin 2016 për Alizonin, i cili u shkarkua. Alizoi kaloi në një gjendje depresive dhe disa muaj më pas u nda nga jeta.

Alma Kaçi, nënë e një djali të mitur dhe gruaje e një peresonazhi i skeduar për trafik droge, është e fiksuar pas Saimir Tahirit dhe qenve.

Nuk dihet nëse Kaçi e simpatizon vërtetë Tahirin apo i ka publikuar fotot e tij në llogaritë e saj, me qëllim për t’iu afruar, me porosi të segmente të caktuara.

Një burim tha për Prapaskenën se objektiv i Almës që ‘fundos burra’ ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe se porosia është dhënë nga Familja Nongrata.

Alma i është afruar ministrit, por nuk ka mundur të depërtojë dhe të krijojë afrimitet me të.

Alma Kaçi besohet se ka fundosur vite më parë edhe një gazetar të njohur, ndërsa videoja erotike doli në një portal që financohet nga Ridvan Bode dhe Arben Ahmetaj, dhe që kontrollohet nga Familja Berisha, përmes dhëndrit.

Alma vepronte, arrinte të kamuflohej dhe të mos dilte në skenë, ndërsa niste punën për objektivin e radhës.

Mbetet e paqartë se si në rastin e Safet Gjicit, videoja e doli bruto, duke ekspozuar edhe vetë Almën.

Nuk dihet nëse videoja ka rrjedhur dhe ka dalë jashtë kontrollit apo organizatorët, në këtë rast, kanë dashur ta djegin edhe ‘karremin’ Alma Koçin.

Asnjë koment

Comments are closed.