25-04-2025

FSK-ja shpall fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

Sot, në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, përfundoi “Gara e Ushtarit më të Mirë 2025”, një ngjarje madhore që u realizua nga data 21 deri më 25 prill 2025. Pjesëmarrës në këtë garë ishin 44 konkurrentë, nga të cilët 23 ishin nga shtetet ndërkombëtare dhe 21 përfaqësues të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK).

Pasi përfunduan të gjitha disiplinat, ekipet e vlerësimit shpallën fituesit e garës. Nga FSK-ja, vendin e parë dhe titullin “Ushtari më i Mirë 2025” e fitoi OR2 Endrit Shatrolli nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë (R1K). Vendin e dytë e mori OR2 Arbnor Istrefi nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë (R3K), ndërsa vendi i tretë i takoi OR3 Aurent Hodaj nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K).

Në kategorinë ndërkombëtare, fituesi i vendit të parë ishte E4 Jan Vajncer nga Republika e Kroacisë, i cili shpallet “Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar 2025”. Ai u pasua nga Ushtari Hil Mala nga Republika e Shqipërisë, ndërsa vendi i tretë i takoi SSG Lucas Peterson nga Garda Kombëtare Ajovas e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Asnjë koment

Comments are closed.