FSK shpall konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nga data 10 gusht do të shpallet konkursi për pranimin e rekrutëve të rinj-ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, konkursi do të jetë i hapur deri më 21 gusht 2020.
“Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet”, thuhet në njoftim.