25-11-2024

Fundjava solli më shumë foshnja të gjinisë femërore në Prizren

Raporti i lindjeve për tri ditët e shkuara në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren,  reparti obstetrik (salla e lindjes):

Numri i përgjithshëm i lindjeve për të premten, të shtunën dhe të dielën ka qenë 39. Numri më i madh i lindjeve është regjistruar të premten, gjithsej 18 sosh, ndërsa më pak të dielën, vetëm 9 raste.

Për dallim nga ditët tjera,  gjatë fundjavës numrin më të madh të të lindurve e përbëjnë  femrat. Nga 40 foshnjat e poslindura, pasi një rast ka qenë binjakë (Gemelli), 23 kanë qenë femra.

Prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, 14 sosh kanë qenë me operacion. /gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.