05-07-2024

Futbollisti Kodra nga Zvicra te Ballkani

Futbollisti i talentuar Merlind Kodra është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit në këtë afat kalimtar. 19-vjeçari në skuadrën kampione të Kosovës vjen nga Zvicra, konkretisht nga Grasshopper Zurich.

“Me kënaqësi bëjmë me dije se skuadra është përforcuar me mbrojtësin e djathtë, Merlind Kodra, i cili vjen nga Zvicra për t’iu bashkuar klubit tonë. Futbollisti 19 vjeçar që karrierën e ka kultivuar në të gjitha gjeneratat e klubit të njohur zviceran, Grasshopper Zurich, do të jetë pjesë e FC Ballkanit për 5 vitet e ardhshme. Klubi i dëshiron Merlindit suksese në arritjen e të gjitha objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.