13-12-2024

Futbollistja prizrenase e përfaqësueses së Kosovës fillon pushimet, vjen me poza atraktive

Tashmë kanë nisur pushimet verore edhe për personalitetet e ndryshme shqiptare.

Edhe njerëzit e sportit nuk kanë mbetur anash dhe kanë zgjedhur të pushojnë para fillimit të sezonit të ri.

Një prej tyre është edhe futbollistja prizrenase, Jehona Shala, e cila tashmë ka nisur të shijojë rrezet e diellit.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet duke u rrezitur pranë një pishine.

Sulmuesja e cila njihet për tiparet si të futbollistit të famshëm brazilian, Ronaldinho, tashmë është bërë me skuadër të re duke braktisur radhët e Lirisë për FC A&N.

Ndryshe, Shala është lojtare e përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe luan për grupmoshat deri në 19 vjet. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.