23-11-2024

Gani Geci për vëllain e tij, Fadilin: Në Hagë do të dëshmojë për ata që kanë synuar shkatërrimin tonë…

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.
Vëllai i tij, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, për IndeksOnline ka thënë se besojnë në dëshminë e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për komunikatën 59.

‘’Ne besojmë në dëshminë e Rexhep Selimit dhe të Jakup Krasniqit, për komunikatën 59, të cilët ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, dhe pika 55 e aktakuzës së Prokurorisë Speciale për këtë komunikatë bazohet pikërisht në dëshminë e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të dhënë para prokurorisë ne Hagë’’ deklaroi ai.

Tutje, Gani Geci tha se Fadili do të dëshmojë se ata që kanë synuar shkatërrimin e tyre, e kanë shkatërruar veten.

‘’Vëllai im, Fadil Geci, ka shkuar t’i vërtetojë dëshmitë e tyre, sa ata qe kanë dashtë të na shkatërronin neve e kanë shkatërruar vetën e tyre’’, tha Geci për IndeksOnline.

Më poshtë, pjesë nga deklarata:

Fadil Geci pritet të dëshmojë në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në seancat në vazhdim.

Asnjë koment

Comments are closed.