19-04-2024

Garë e “fortë” për kryetar të Prizrenit, NDS boshnjak del me kandidat

Tashmë janë përmbyllur listat e partive politike në Prizren, të cilat garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo ka sqaruar edhe interesimin e opinionit nëse partitë e komuniteteve joshqiptare do të paraqitnin kandidat për kryetar të komunës, meqenëse sipas analistëve mungesa e tyre do ta favorizonte kandidatin e Vetëvendosjes (VV), kryetarin aktual të komunës, Mytaher Haskukën.

Kjo dilemë është hequr, pasi partia më e madhe boshnjake NDS e Emilia Redzepit ka emëruar ekonomistin Qemajl Smailin (Čemailj Smailji) si kandidat për kryetar, ndërsa KDTP turke sipas informacioneve jo zyrtare është përcaktuar për Levent Bushin, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndërkaq, Ylli Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, ditë më parë tha se në Prizreni e Peja janë ndër komunat në të cilat duket do të ketë konkurrencë të madhe për ulësen e kryetarit të komunës, pasi sipas të dhënave janë nga nëntë kandidatë.

Nominimi i tyre pritet ta bëjë edhe më interesant garën për të parin e Prizrenit.

Për këtë post, tashmë nga partitë shqiptare garojnë edhe Shaqir Totaj (PDK), Anton Quni (LDK), Lulzim Kabashi (AAK) Zafir Berisha (Nisma), dhe Afrim Tejeci (AKR).

Në anën tjetër, VV tashmë ka lidhur koalicion me disa parti më të vogla nga komunitetet. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.