25-04-2024

Gashi: Faleminderit Dua Lipa që më frymëzon, të dua

Reperi Gashi si rrallë herë më parë e ka bërë postimin e fundit në Instagram.

Në foton që e ka ndarë me ndjekësit shihet këngëtarja shqiptare me famë të madhe në botë, Dua Lipa, shkruan lajmi.net

Pranë këtij imazhi, Gashi ka shkruar disa fjalë zemre ku edhe e ka falënderuar Duan që po e inspiron.

”Unë po e bëjë këtë postiim, por para se ta bëjë këtë më lejoni të them vetëm se kurrë nuk do të ketë ndonjë yll më të madh shqiptar sesa Dua Lipa …. talent i vërtetë …. super yll i vërtetë … zëri i saj duket gjithçka për të është klasike. Unë dua t’ju falënderoj që jeni një grua që më frymëzon në të njëjtën mënyrë që nëna dhe motra ime e bëjnë. Të dua”, ishin fjalët e tij.

Ndryshe Gashi ishte pjesë e të njëjtit festival ku perfmormoi edhe Dua në Kosovë, dhe para publikut të ‘SunnyHill’ ai dha maksimumin.

Theksojmë se kënga e fundit e reperit “Creep on me” në bashkëpunim me French Montanën dhe DJ Snake është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube.

Asnjë koment

Comments are closed.