Gastronomët kërkojnë nga Qeveria t’u lejohet puna pa kufizime në prag të festave
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u lejohet puna pa kufizime gjatë festave të fundvitit.
Përmes një komunikate shtypi, kjo shoqatë thotë se ekzekutimi i parave nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk pritet të ekzekutohet deri vitin e ardhshëm.
“Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për diasporën, duam t’u qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit”, thuhet në reagim.