Gastronomët kërkojnë subvencionim në bazë të performancës
Ngritja e çmimeve me marrëveshje nga disa biznese të gastronomisë, Kllokoqi tha se nuk është hera e parë që ndodhë dhe se ata si shoqatë distancohen nga ky veprim.
Petrit Kllokoqi fajëson Qeverinë Hoti për ndarje të gabuar të pakos emergjente. Ai tha se me subvencionimin kolektiv që u bë nga qeveria e kaluar, bizneset si klubet e natës dhe sallat e dasmave, i bie që janë subvencionuar vetëm një herë.
“Pako e parë e ndarë e subvencionimit të pagave në Qeverinë Hoti, d.m.th në qeverinë e kaluar, ne kemi shprehur që jemi kundër çdo subvencionimi kolektiv në këtë rast kemi kërkuar që në bazë të përfomancës edhe të subvencionohen bizneset nëse një biznes një sallë e dasmash nuk ka punuar që 430 ditë nuk mund të krahasohet me një barnatore që ka pas një përformancë të mirë…1:14 kemi qenë kundër që të përfitojmë njëjtë se shkaku i këtyre ndarjeve të gabueshme ne mund të themi se ne jemi subvencionuar vetëm një herë e jemi që 430 ditë mbyllur me vendim të qeverisë, po flas si klubet e natës, si sallat e dasmave e ka edhe biznese të tjera, kështu që nuk ka qenë e drejtë dhe nuk duhet me qenë e drejtë e po shpresoj që kjo qeveri që është tash do t’i klasifikoj edhe do të kategorizoj më mirë këto lloje të bizneseve se si do të ndihmohen”, tha ai.
Kllokoqi shtoi se as subvencionimet e ndara tash nga qeveria Kurti nuk i përkrah. Ai thotë së nuk do të ndalet te kjo pasi që janë subvencionime për 15 ditë dhe se me Ministrin e Financave duhet të shikojnë se si do të ndihmojnë bizneset që kanë qenë të mbyllura deri tash.
“Me bisedën që e kemi pas me Muratin (Ministër i Financave) dhe zv.ministrin e Financave e kemi diskutuar që ka me u subvencionuar gjysma e pagës së deklaruar e nëse dikush e ka një vlerë më të madhe të pagës ka me iu subvencionuar. Ndërsa pastaj ndërroj në vendim dhe doli që maksimum do të jetë 500 euro subvencionimi, kështu që nuk jam për këtë i dakordum me ata, mirëpo prapë se prapë është një situatë e cila është mbyllje për 15 ditë subvencionim duhet të tejkalohen këto që të dalim në pika të tjera, duhet të shikojmë se si do të hapemi drejt verës dhe duhet të shikojmë së si do të i ndihmojmë bizneset të cilat kanë qenë deri tash totalisht të mbyllura. Po ashtu, nëse shkojmë duke vendos rregulla gastronomisë ose duke sanksionuar në veprimtarinë e saj”, tha ai.
I pyetur lidhur me ngritjen e çmimeve nga disa biznese të gastronomisë dhe reagimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës se kanë vendosur që bashkërisht me marrëveshje t’i ngritin çmimet e kafeve dhe produkteve tjera, Petrit Kllokoqi tha se ata si Shoqatë e Gastronomeve distancohen nga ky veprim.
“Autoriteti i konkurrencës është më mirë me u marrë me disa punë të tjera, edhe me i lonë gastronomet se tash janë kogja me një hall të madh edhe nuk është që jemi duke fol prej një kafe që u bë prej 1 euro në 10 euro nuk është që i mbrojmë ne si shoqatë e gastronomeve distancohemi çdo herë prej mbledhim eve që behën, ka ndodh edhe në të kaluarën janë mbledh një rrugë edhe krejt bashkërisht e kanë ngrit çmimin e një produkti, na nuk jemi pro mirëpo bizneset individualisht mund të veprojnë në ngritje të çmimeve të tyre, ato janë politika brenda bizneseve, nëse unë dua brenda restauronit tim mundem me bo 100 euro kafen është problem i imi tani veç nuk më vjen kurrkush, kështu që secili biznes mundem të veproj për biznesin e vet ashtu si të sheh të arsyeshme, sa i përket marrëveshjeve të ndryshme ku mund të grumbullohen ato nuk i pëlqejmë ne si shoqatë dhe distancohemi”, tha ai.