Gazetarja serbe bën shqiponjën, mbështetë bukëpjekësin kosovar që u detyrua të lëshojë Serbinë
Vera Rankoviq, ish-korrospodente dhe redaktore e RTS-së ka publikuar një fotografi duke e bërë shqiponjën, simbolin shqiptar.
Rankoviq e bëri këtë veprim në shenjë përkrahje të furrës “Roma” në Serbi, ku për shkak se një punëtor bëri shqiponjën, u detyrua të largohet nga Beogradi për shkak të protestave të qytetarëve.
Bashkë me këtë fotografi të postuar ajo ka thënë se kjo është përgjigja e saj ndaj fashistëve nga Borça.
“Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, ka shkruar ajo.
Komentet e qytetarëve serb kanë qenë të ndryshme, ku nuk e kanë përkrahur bërjen e simbolit shqiptar.
Pronari i furrës Sun Duraj pas publikimit të videos ku shihej punëtori duke bërë shqiponjën ju ka kërkuar falje të gjithëve duke bërë të ditur se Florimi është kthyer në Kosovë./Indeksonline/