22-11-2024

Gërmadhat e kalasë së Korishës me kishen paleokristiane (foto)

Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2002 dhe 2004 në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, nxorën konturat dhe u dokumentua planimetria e një kishe paleokristiane të shekullit VI. Kisha në fjalë gjendet brenda arealit të brendshëm të fortesës dhe ka një absidë të orientuar drejt lindjes.

Po në këtë pjesë u evidentuan gjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar e në trajtë trapezi. Në kuadër të hapësirës së altarit u evidentuan edhe pjesë të kangjelës. Sa i përket materialit të lëvizshëm arkeologjik, këtu dolën në dritë disa fragmente enësh qeramike të datimit prehistorik me siguri që lidhen me lokalitetin përballë të periudhës së bronzit të mesëm, si dhe fragmente të enëve të ndryshme si amfora, pitosa, vorba, kana etj të datimit të fundit të antikitetit të vonë, shek. VI.

Në anën jugore të fshatit Korishë në lartësinë mbidetare 728 m gjenden Gërmadhat e Kalasë së Korishës. Gërmimet e para arkeologjike janë bërë në vitin 2002, me ç’rast është zbuluar kisha e periudhës Paleokristiane. Kalaja është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë respektivisht në shek. V-VI –të, që e vërtetojnë edhe gërmimet e bëra në vitet 2002-2007./Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës/

 

Asnjë koment

Comments are closed.