26-11-2024

Gërvishtet asfalti dhe harrohet një segment i rrugës së Hasit (FOTO)

Prej tri javësh është gërvishtur traseja e asfaltit në një segment të rrugës së Hasit,  nga fshati Ramajë deri në Dedaj.

Kjo është pjesë e rrugës Gjonaj-Bishtrazhin,  që pas riparimit të një pjese janë ndërprerë punimet duke e lënë në një gjendje të keqe trasenë edhe ashtu të deformuar, pa vënë shtresën e re, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Një situatë e tillë paraqitet në gjatësinë prej rreth 3 km, përkatësisht nga segmenti në mes të fshatrave Lukijë e Ramajë dhe Ramajë-Dedaj.

Në këtë segment rrugor nëpër të cilin ka një qarkullim bukur të madh të automjeteve,  lidhen disa fshatra të rajonit të Hasit të Prizrenit e Gjakovës.

Banorët e këtij rajoni ndër më të mëdhenjtë në vend, thonë se ky aks rrugor në një pjesë, sidomos në hyrje të Kushninit vazhdon të jetë tejet i deformuar, ndonëse dy vjet më parë nga Ministria për Infrastrukturë është premtuar se do të bëhet riparimi në dy anët e saj nga Bishtrazhini dhe nga Gjonaj.

Përkundër kësaj, riparimi nga drejtimi i Gjonajve nisi këtë verë, një vit pas premtimit, për t’u ndërprerë në mes të korrikut.

Banorët dhe vozitësit ankohen se nuk i dinë arsyet se e ndërprerjes së riparimit,  ndërsa lëvizja në këto kushte, pos vonesave po u shkakton edhe dëmtime të automjeteve, sidomos në ditët me shi.

Kështu ndodh kur pushtetet tejkalojnë kufijtë e neglizhencës në një rajon, i cili ka kontribuuar në të gjitha etapat historike të vendit!

Qazim Morina / GazetaePrizrenit.net

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Asnjë koment

Comments are closed.