Gëzim i madh në familjen e Ramiz Lladrovcit, martohet Lapidari
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga dasma e djalit të tij, Lapidarit, shkruan “Zëri.info”.
Në dasmën e sontme të familjes Lladrovci janë të ftuar fytyra eminente nga politika.
Ndër ta edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari si dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) Ali Ahmeti nga Maqedonia.
Lladrovci krahas fotografive të postuara ka shkruar se kjo martesë është një ngjarje me shumë kuptim dhe vlerë për këtë familje.