31-07-2026

Një grua gjendet pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë pranë Urës së Fshajt

Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, rreth orës 11:10, Policia është njoftuar se një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumë.


“Rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’. Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”, deklaroi Elezaj për Sinjalin.

Rrethanat se si ka ndodhur rasti mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Asnjë koment

Comments are closed.