24-11-2024

Gëzim te Kosova, tregohet e fortë kundër Qipros

Kombëtarja e Kosovës e ka ‘harruar’ humbjen nga Rumania, duke shkëlqyer në duel me Qipron.

Dardanët mposhtën në udhëtim Qipron, me rezultat 0-4, të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve. Futbollistët e Kombëtares sonë, gjatë terë duelit ishin më të mirë se qipriotit duke dominuar në terren dhe duke e dërguar katër herë topin në rrjetë.

Asi i Kosovës, Vedat Muriqi shënoi dygolësh në minutën e 9-të dhe 21-të, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.

Të besuarit e Franco Foda-s edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes ishin dukshëm skuadër më e mirë në terren se sa qipriotit, duke u shfaqur skuadër më e rrezikshme dhe duke realizuar edhe dy gola, raporton rtk. Fillimisht i sapofuturi në lojë Albion Rrahmani në minutën e 48-të ngriti avantazhin e Kosovës në 0-3, derisa goditjen e fundit skuadrës qipriote ua dha Lumbardh Dellova në minutën e 55-të.

Përfundimisht Kosova bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me Qipro duke arritur fitoren e parë në këtë edicion të garave në Ligën e Kombeve.

Asnjë koment

Comments are closed.