24-04-2024

GIZ-it i ndahen afro 30 mijë euro për strehimin e refugjatëve nga Shqipëria në Prizren

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit të rregullt, ka miratuar disa vendime.

Në njoftim thuhet se janë ndarë mjete edhe për GIZ-in në vlerë prej afro 30 mijë euro, për strehimin e refugjatëve nga Shqipëria në këtë kamp, pas tërmetit të viti të kaluar.

“Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë ndarë mjete për GIZ-in në vlerë prej 29 mijë e 809 euro, si implementues i projektit të themelimit të Parkut Inovativ të Prizrenit, për strehimin e refugjatëve nga Republika e Shqipërisë, pas tërmetit të viti të kaluar në këtë kamp”, thuhet në njoftim. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.