Prizren: Aksident i rëndë, tre persona të lënduar

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:44 minuta, policia është njoftuar për një vetaksident në komunikacion, në rrethin në Bozhdarhane, që lidh rrugën “Ukë Bytyqi” me rrethin. Një automjet i tipit Golf, duke mos iu përshtatë shpejtësisë së lëvizjes në atë rrugë, si pasojë ka goditur tri shtylla elektrike të cilat edhe i ka dëmtu dhe është rrokullisur. Si pasojë janë lënduar tre persona”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Njëri ndër të lënduarit është në gjendje të rëndë. /Express