24-11-2024

Gjashtë të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe 24 raste të vdekjes me Covid-19.

Komuna e Prizrenit sot është në vendin e dytë për nga numri i viktimave në vend, raporton Gazeta e Prizrenit.

Tre të vdekur janë nga komuna e Prizrenit, dy nga Malisheva, ndërsa një nga Suhareka.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Komuna e Prizrenit po ashtu sot është e dyta edhe për nga numri i të infektuarve në Kosovë, me 39 raste. Prishtina është e para me 50 të infektuar./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.