25-04-2024

Gjashtë vjet pa Masar Shalën

Para 6 vitesh humbi betejën me sëmundjen e rëndë,  duke u ndarë vetëm fizikisht prej nesh, Masar Shala veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.

Në vitet ’90, Masari ishte aktiv në Parlamentin Rinor, Partinë Parlamentare e KLMDLNJ. Gjithashtu kontribuoi edhe në aksionin e faljes së gjaqeve, shoqatën “Nëna Terezë”, Këshillin për Emergjencë dhe veprimtari të tjera të kohës, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Ishte njeri me integritet, parime dhe ndjenjë të lartë të përgjegjësisë. Veprimtaria e tij ishte bindje dhe përcaktim për lirinë e vendit. Bashkëveproi me shumë veprimtarë, ndër ta edhe me Remzi Ademajn e Xhevat Berishën, si dhe me Ismail Kryeziun (tash heronj të Kosovës).

Bashkëveprimtari,  Bashkim Gashi për “Gazetën e Prizrenit” kujton se që nga rinia e hershme Masari ishte angazhuar në veprimtari të ndryshme, të cilat patën për qëllim lirinë e vendit dhe se në secilin aktivitet të kohës ishte e pamundur të mos vërehej kontributi i tij.

Masari i takoi gjeneratës e cila barti mbi supe fatet e rënda të atdheut.  Jeta e tij ishte plot dallgë e sfida, por të gjitha i përballoi me krenari. Ai pati guxim të marrë përgjegjësi në situata të vështira, ku vite me radhë, gjer në fund të jetës ishte figura qendrore e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

“Përgjithmonë mirënjohës dhe krenarë për sakrificat dhe kontributin e Masarit, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shprehet në fund Bashkim Gashi. /GazetaePrizrenit.net

Rezultate imazhesh për masar Shala

Asnjë koment

Comments are closed.