25-04-2024

Borxhi shkak për incidentin e mbrëmshëm me armë në Korishë

Në policinë e Kosovës është raportuar për një mosmarrëveshje në Prizren.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Korishe, Prizren 07.09.2020 – 18:20. Pas një mosmarrëveshje të një borxhi të më hershem, në mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ka ardhur së pari tek rrahja në mes tyre dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes, është arrestuar një i dyshuar dhe janë konfiskuar tri pistoleta, 12 fishek dhe 2 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:

Dorëzohet kryetari Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.