23-11-2024

Gjatë emisionit Frontal në Prizren, një lypës kërkon para nga kandidatët, shikoni reagimin e tyre

Derisa në qytetin e Prizrenit po zhvillohej debati i kandidateve për deputetë nga partitë për emisionin Frontal, në studio të hapur është afruar një lypës i cili ka kërkuar lëmoshë nga kandidatët për deputetë.

Ai afrohet në momentet e fundit të emisionit dhe kjo ka bërë që edhe kandidatët të reagojnë. Kandidatja e koalicionit NISMA-AKR-PD, Albulena Balaj, i thotë se do ta ndihmojnë pas përfundimit të emisionit, ndërsa kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ilir Baldedaj, pa nguruar nga xhepi i nxjerr disa para dhe ia jep lypësit.

Vlen të theksohet, se debati i Frontal në Prizren, ishte një nga debatet më të ‘ashpra’ të realizuara deri më tani. /GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.