Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë janë regjistruar 48 lindje, ndërsa sa i përket gjinisë prijnë femrat, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net ”.
Mbështetur në shënimet zyrtare të spitalit, del se këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 28 vajza apo tetë më shumë se sa djem, numri i të cilëve është 20.
Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një rast i lindjes gemellare (binjak), ku dy foshnjat kanë qenë vajza.
Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/