Gjenden 7 kg drogë në një veturë në Vërmicë

Me datë 28.02.2021, rreth orës 16:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, dy persona të dyshuar m/k, me automjetin  e tipit Renault clio ngjyrë e kuqe (targat e njohura për Policinë), kanë ardhë për të hyrë në RKS.

Pas dyshimeve të ngritura zyrtari kompetent policor ka kërkuar selektimin për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nga njesiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës dhe Policia.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga oficerët doganorë dhe policorë në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjellur me qese najloni, (sipas matjeve fillestare rreth 7 kilogram).

Njësiti i antidrogës së Policisë së Kosovës në Prizren është informuar për tu marr me procedurat e metejme lidhur me rastin, përfshirë matjet e sakta-peshën dhe detaje tjera.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme ligjore do të ndermerren në bashkërëndim me autoritetet kompetente të drejtësisë.