26-04-2024

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën paraprake, edhe sot ka shtim të rasteve të prekura nga Covid-19 si në nivel vendi, ashtu edhe në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në nivel të republikës janë 27 raste më shumë, ndërsa në Prizren 14 raste më pak.

Brenda 24 orëve është nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 nga rajoni i Prizrenit.

Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 453 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 26 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa një nga fshati Grazhdanik, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.