25-11-2024

Gjenden armë e fishekë në dy fshatra të Malishevës

as pranimit të informatave  lidhur me dyshimin e bazuar  për armëmbajte pa leje, Sektori i hetimeve nga Stacioni Policor në Malishevë më datë 17.07.2021 në fshatrat  Panorc dhe Lubizhdë  të Malishevës ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Kontrolli  i shtëpive dhe objekteve përcjellëse në këto dy lokacione është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit.

Gjatë kontrollit në lokacionin e parë, në shtëpinë e personit të dyshuar  F . K ( dl. 10.01.1969)   janë gjetur  dhe konfiskuar  armët si vijonë :

  • Një   pistoletë të tipit REX Delta
  • 29 fishek të kalibrit të njëjtë
  • Një (armë gjuetije)

Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e personit të dyshuar  M . B (dl. 28.01.1979)  gjatë kontrollit   është gjetur dhe konfiskuar arma:

  • Një pistoletë me gas e tipit Zoraki

Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit mbahen në ndalim policor për 48 orë, pasi që i dyshuari i parë përveq mbajtjes së armëve pa leje në të njëjtën datë ka përdorur armën dhe është arrestuar për veprat penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës dhe kanosje. I dyshuari i dytë është arrestuar me po të njëjtën datë për veprën penale Dhunë familjare të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij

Asnjë koment

Comments are closed.