03-05-2024

Gjenden dy personat që kishin humbur në Qendrën e Skijimit në Dragash

Dy persona sot kanë humbur në Qendrën e Skijimit “Arxhena”, deri sa të njëjtit kishin shkuar që të argëtohen.

Por, ata pas dy orësh kërkim falë mobilizimit të ekipit të kërkim shpëtimit të Qendrës së Skijimit ‘Arxhena’ dhe të Klubit Alpin ‘Dardania’, janë gjetur dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, përcjellë Indeksonline.

Dy personat kishin humbur si rezultat i kushteve atmosferike që po mbretëron në vendin tonë me mjegull, reshje bore dhe frymë.

Asnjë koment

Comments are closed.