20-04-2024

Gjenden të miturit e zhdukur para gjashtë muajsh në Gjakovë

Është gjetur e mitura Yllka Derri, e cila ishte lajmëruar e zhdukur nga familjarët e saj për disa muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për vepër penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

Gjatë operacionit policor është gjetur e mitura dhe është arrestuar personi i dyshuar

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e personit viktimë dhe personit të dyshuar.

Asnjë koment

Comments are closed.