25-04-2024

Rikthehet Adelina e dikurshme, këngëtarja në klipin e ri kërcen mbi tavolina

“Ma ka lon nona” nuk ka pikë dyshimi që ka qenë një nga hitet më të mëdha të Adelina Ismailit.

Por këngëtarja shqiptare nga Kosova e ka futur në trend që këngët e saja t’i sjellë të ri-përpunuara, mirëpo duke futur edhe këngëtarë të ri në to, shkruan Insajderi.

Herën e fundit që ka bërë një ri-përpunim, ka qenë koha kur ka sjellë të ri-përpunuar këngën ‘ani mori çika’ të cilën e ka publikuar me reperen, Rina Balaj.

Tash para pak minutave, Ismaili ka publikuar edhe bashkëpunimin e paralajmëruar qe një kohë me Skerdin, titulli i të cilit është ‘Amaneti’.

 – Adelina Ismaili duke kërcyer mbi tavolinë

Klipi shihet të jetë xhiruar në një hapësirë të mbyllur, më saktë në një bar të vogël, derisa këngëtarja përpos këngës ka sjellë edhe disa nga lëvizjet e saja të famshme, si kërcimi mbi tavolina dhe dridhja e belit ashtu siç vetëm ajo di.

“Amaneti” është ngarkuar në kanalin zyrtar të këngëtarit Skerdi, derisa video është krijim i Jaydee. Kënga duket të jetë mjaft ritmike, për dallim nga shumë këngë të publikuara së fundmi e që më shumë u përngjajnë baladave./ Insajderi /

Review me Ermal Fejzullahun / Tregon rastin se si e kishte çarë kokën

Asnjë koment

Comments are closed.