27-07-2024

Merret vendimi: Ndeshja Maqedoni-Kosovë luhet në Shkup

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që takimi i vlefshëm për gjysmëfinalen e play-offit në Ligën D të Ligës së Kombeve të zhvillohet në “Todor Proeski” në Shkup.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 26 mars 2020. Sipas mediave në Maqedoni, vendimi i marrë në këtë mbledhje duhet t’i konfirmohet UEFA-S.

Për këtë takim pritet t’i ndahen rreth 8 për qind të biletave për tifozët kosovar që do të thotë se në Shkup do të jenë së paku rreth 3 mijë tifozë “Dardan”.

Asnjë koment

Comments are closed.