Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se bastisja e kësaj qendre filloi pasi që, sipas tyre, ishin vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Qendrës së Paraburgimit.
“Fillimisht oficerët korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Q.P Prizren dhe menjëherë kanë filluar bastisjen brenda dhomave të qendrës, me ç’rast bastisja ka rezultuar pozitive, ku gjatë bastisjes në njërën nga dhomat është gjetur një shishe e plastikes e madhësisë O.5l, e shpuar, e cila dyshohet se mund të është përdorë për konsumim të substancave narkotike”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.
Gjatë bastisjes, Shërbimi Korrektues ka njoftuar se ka rrjedhë informacioni se substanca narkotike po hedhet nga rruga dhe mbase mund të ketë mbetur në kulm. Kështu oficerët kanë bërë bastisjen e kulmit dhe si rezultat aty është gjetur një pako cigareje, në brendinë e së cilës kishte substancë narkotike.
“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, njofton Shërbimi Korrektues.
SHKK bën të ditur se i paraburgosuri i dyshuar se substanca e kapur në kulm ka qenë e dedikuar për të është ndarë nga të tjerët dhe është vendosur në dhomën C5, me ç’rast ndaj tij dhe të paraburgosurve të të njëjtës dhomë është iniciuar procedura disiplinore