Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e ceueshme
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.
Sipas njoftimit të ministrisë, mbështetja do të ofrohet përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në program.

“Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit. Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe lidhet vetëm me një njehsor elektrik”, thuhet në njoftim.
Si aplikohet?
Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”.

