Gjendet e vdekur 51-vjeçarja nga Kosova e cila u raportua e zhdukur në Zvicër që nga 7 qershori

Është gjetur e vdekur nga policia, 51-vjecarja nga Kosova Alije Veseli që ishte zhdukur me 7 qershor të vitit 2021.Sipas polizeiticker.ch, personi i zhdukur është gjetur i vdekur me datë 9 korrik.
Nuk ka indikacione të ndikimit të palës së tretë.

Në Emmen, Kantoni i Lucernit familjarët kishin njoftuar se Alije Veselit është zhdukur, që nga e hëna në mëngjes e datës 7 qershor.51-vjeçarja ishte larguar nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Vendndodhja e saj nuk ishte ditur që nga ajo kohë.