25-04-2024

Gjendet i gjallë Muharrem Berisha nga Gurabardhi i Malishevës

Pas gjashtë ditësh kërkimi, në të cilin u përfshi edhe FSK-ja, është gjetur i gjallë Muharrem Berisha, 57 vjeç nga Gurabardhi i Malishevës. Lajmin për këtë e dha Komuna e Malishevës.

Berisha, që vuan nga demenca, kishte dalë nga shtëpia gjashtë ditë më parë dhe nuk ishte kthyer. Pas alarmit nga familja, për gjetjen e tij ishin angazhuar bashkëfshatarë dhe të tjerë.

Sipas informacioneve nga Malisheva, ai është gjetur i gjallë, por me gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është dërguar menjëherë për në spitalin rajonal të Pejës.

Asnjë koment

Comments are closed.