Gjendet pa shenja jete një person në komunën e Malishevës

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 09:20, në fshatin Kervasari, Malishevë, është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në tokë një person.

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, ndërsa detaje tjera nuk kanë dhënë.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh