08-03-2021

Gjendet trupi i pa jetë i një gruaje në lagjen ” Ortakoll”

Pak pas orës 15:00 të ditës së sotme, në lagjen ” Ortakoll” në afërsi të shkollës ” Abdyl Frashëri”, është gjetur trupi i pa jetë i një gruaje në banesën e saj, merr vesh TV Prizreni përmes disa burimeve të besueshme.

Sipas këtyre burimeve, policia ka dalur në vendngjarje dhe po merret me rastin duke e cilësuar si vdekje të dyshimtë, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një gruaje të lindur më 1964.

Trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet së shpejti për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, njoftojnë këto burime./tvprizreni.net/

Asnjë koment

Comments are closed.